AKTUALE

Me iniciativë të deputetëve të BDI-së, organizohet debat publik në Kuvend për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë

Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim mundësuan organizimin e një debati publik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë.
Debati do të organizohet me qëllim që të hapet një diskutim gjithëpërfshirës mbi zgjidhjet e propozuara ligjore dhe ndikimin e tyre në sistemin universitar, autonominë akademike dhe cilësinë e arsimit të lartë në vend.
Në këtë debat do të ftohen ërfaqësues të universiteteve, profesorë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve relevante, të cilët do të paraqesin qëndrimet dhe vërejtjet e tyre në lidhje me përmbajtjen e ligjit.
Debati publik përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një ligji cilësor, i cili do t’u përgjigjet nevojave reale të studentëve, profesorëve dhe institucioneve të arsimit të lartë.

Banner

Related posts

Muzemil Osmani: “Kur Prekni ‘Isa Beun’, Prekni Zemrën e Kombit”

Gjyla Halili

Mexhiti: Brenda katër viteve do të bëjmë trefishin e asaj që kanë bërë të tjerët

Gjyla Halili

Osmani në Këshillin e Atlantikut në Uashington: Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane

admin