AKTUALE

Vizitë e Fondacionit Turk Maarif në Myftininë e Tetovës

Myftinia e Tetovës pati kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Fondacionit Turk Maarif për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Osman Demirgül, drejtoreshën e Shkollës Maarif në Tetovë, Nurcan Sucubaşı, si dhe zëvendësdrejtorin e shkollës, Ilir Ibraimi.

Delegacioni u prit nga Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, ndërsa në takim ishte i pranishëm edhe Mr. Mahmud Emini, Referent për Arsim në Myftininë e Tetovës.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, projektet që do të kontribuonin në zhvillimin akademik dhe shpirtëror të të rinjve, si dhe mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe Fondacionit Turk Maarif.

Në atmosferën miqësore dhe konstruktive të takimit u theksua rëndësia e arsimit dhe e vlerave shpirtërore në ndërtimin e së ardhmes së shoqërisë, ndërsa u shpreh edhe vullneti i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, falënderoi delegacionin e Fondacionit Turk Maarif për vizitën e tyre të çmuar dhe u uroi suksese në veprimtarinë e tyre. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondacionit Turk Maarif shprehën mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të Myftinisë së Tetovës.

Urojmë që kjo vizitë e rëndësishme të shërbejë si një hap i mëtejshëm në forcimin e lidhjeve vëllazërore dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit ndërmjet dy institucioneve.

Banner

Related posts

Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike

admin

Prindërit kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për tragjedinë në Koçan

Gjyla Halili

Tronditet VLEN në Tearcë: Jep dorëheqje kryetari i Lëvizjes BESA Muhamer Isaku!

Gjyla Halili