AKTUALE

VLEN: Do të ketë përgjegjësi për situatën në Gostivar – shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha

VLEN përshëndet reagimin e shpejtë të autoriteteve dhe nisjen e procedurave për hetimin e përgjegjësisë lidhur me situatën e rëndë në Gostivar.

Kushdo që, me veprim ose mosveprim, ka kontribuar në këtë skandal, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Shëndeti i mijëra qytetarëve të Gostivarit është cenuar si pasojë e neglizhencës dhe keqqeverisjes, ndërsa kjo nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi, siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën. Presim një hetim të thellë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, që do ta zbardhë plotësisht rastin.

Njëkohësisht, përshëndesim mobilizimin e të gjitha institucioneve relevante në nivel qendror për t’u dalë në ndihmë banorëve të Gostivarit. Qytetarët e prekur po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa po sigurohet ujë i pijshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Edhe një herë po dëshmohet se keqqeverisja shumëvjeçare ka një çmim, të cilin sot po e paguajnë qytetarët: Gostivari pa ujë të pijshëm, Zajazi pa kanalizim.

Është kulmi i cinizmit që Ali Ahmeti dhe Arben Taravari të kërkojnë sërish pushtetin, ndërkohë që pasojat e qeverisjes së tyre vazhdojnë të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Banner

Related posts

Bislimi në Hagë: BE-ja është destinacioni, fati e vizioni ynë

admin

BDI reagon për skandalin me siszematizimin në MPB

Gjyla Halili

Lëvizja e Re e Izet Mexhitit: Është turp të promovohet rritje e rrogave 16.1% në kohë kur inflacioni është 14.2%

admin