AKTUALE

REISUL ULEMA PRITI NË TAKIM KRYETARIN E KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR TË ZVICRËS FEHIM EF. ABAZI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit, Dr. Abdulkerim ef. Iseni, dhe Drejtori për Diasporë, Mafiz ef. Rustemi, priti në një takim pune Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, Imam Fehim ef. Abazin.

Në fillim të takimit, Reisul Ulema i dëshiroi mirëseardhje Kryetarit dhe e uroi për marrjen e detyrës së re në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme. Ai shprehu bindjen se, me përkushtim, urtësi dhe bashkëpunim institucional, do të vazhdohet puna në shërbim të besimtarëve dhe të ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar të shqiptarëve në diasporë.

Nga ana e tij, Kryetari Fehim ef. Abazi falënderoi Reisul Uleman për pritjen e ngrohtë dhe urimet e sinqerta, ndërsa njëkohësisht e përgëzoi atë për nderimin me titullin Doctor Honoris Causa, duke e cilësuar këtë vlerësim si një mirënjohje të merituar për kontributin e tij shumëvjeçar në fushën e fesë, arsimit, kulturës dhe afirmimit të vlerave islame në vend dhe më gjerë.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi forcimin e bashkëpunimit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të lidhjeve të forta të diasporës me vendlindjen, avancimin e marrëdhënieve institucionale, koordinimin e aktiviteteve me interes të përbashkët, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën fetare, arsimore, kulturore dhe kombëtare, që do t’i shërbejnë interesit të besimtarëve tanë.

Në përfundim të takimit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau Fehim ef. Abazit një pllakatë me emblemën e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje. Gjithashtu, i dhuroi kompletin e veprës “El-Ihtijār”, botim i përbashkët i Bashkësive Islame të trojeve shqiptare.

Banner

Related posts

Reagimi i BDI-së me rastin e raportit të “Reporterëve pa Kufij”

Gjyla Halili

“Flaka e Janarit” – 20 vite përkushtim për kujtesën dhe idealet kombëtare në Gostivar

Gjyla Halili

Ramiz Lladrovci: Drejtësi për çlirimtarët

admin