Forumi i Gruas BDI – Dega Çair ka reaguar ashpër ndaj sulmit verbal të drejtuar ndaj deputetes Arbana Pasholli, duke e cilësuar atë si një akt që cenon dinjitetin e saj dhe dëmton kulturën demokratike të dialogut politik.
Në reagimin e Forumit thuhet se çdo sulm ndaj një gruaje në politikë përbën një sulm ndaj përfaqësimit të grave në proceset e vendimmarrjes. Sipas tyre, gjuha fyese, përçmuese dhe denigruese nuk ka vend në institucionet e shtetit dhe nuk duhet të jetë pjesë e debatit politik.
“Forumi i Gruas – Dega Çair” thekson se gratë nuk duhet të përballen me ofendime për shkak të angazhimit të tyre politik, por të vlerësohen për punën, qëndrimet dhe kontributin e tyre në jetën publike.
Në të njëjtën kohë, Forumi u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë që të dënojnë pa mëdyshje çdo formë të dhunës verbale ndaj grave në politikë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një klime respekti, barazie dhe dinjiteti.
Në fund të reagimit, Forumi i Gruas BDI – Dega Çair shpreh solidaritetin e plotë me deputeten Arbana Pasholli dhe me çdo grua që përballet me gjuhë urrejtjeje apo sjellje denigruese gjatë ushtrimit të mandatit të saj publik, duke theksuar se “dinjiteti i gruas nuk negociohet, ndërsa respekti nuk është privilegj, por detyrim.”
Ja postimi plotë:
Forumi i Gruas -Dega Çair dënon ashpër sulmin verbal ndaj deputetes Arbana Pasholli, një akt që cenon dinjitetin e saj dhe dëmton kulturën demokratike të dialogut politik.
Për ne, çdo sulm ndaj një gruaje në politikë është sulm ndaj përfaqësimit të grave në vendimmarrje. Gjuha fyese, përçmuese dhe denigruese nuk mund dhe nuk duhet të ketë vend në institucionet e shtetit.
Gratë nuk duhet të përballen me ofendime për shkak të angazhimit të tyre politik. Ato duhet të gjykohen për punën, qëndrimet dhe kontributin e tyre, jo të bëhen objekt i sulmeve verbale që synojnë t’i frikësojnë apo t’i heshtin.
I bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë të dënojnë pa mëdyshje çdo formë të dhunës verbale ndaj grave në politikë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një klime respekti, barazie dhe dinjiteti.
Forumi i Gruas-Dega Çair shpreh solidaritetin e plotë me deputeten Arbana Pasholli dhe me çdo grua që përballet me gjuhë urrejtjeje apo sjellje denigruese gjatë ushtrimit të mandatit të saj publik.
Dinjiteti i gruas nuk negociohet. Respekti nuk është privilegj, por detyrim.
Forumi i Gruas-Dega Çair
