Lajme

VLEN: 6 ministri për mandat edhe më të fortë- misioni për shqiptarët vazhdon

Me votimin e rikonstruimit të Qeverisë, Kuvendi konfirmoi se procesi i ndryshimit vazhdon.

VLEN po hyn në një fazë të re të qeverisjes me përgjegjësi të shtuar dhe me kuadro që mishërojnë profesionalizmin, dijen dhe integritetin.

Profesori Jeton Shasivari do jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Agon Ferati ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do ta drejtojë ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.

VLEN nga ky rikonstruim del edhe më i fortë politikisht, me gjithsej 6 ministri (vazhdojmë fuqishëm me kuadrot tonë edhe në Ekonomi, Mjedis Jetësor dhe Eurointegrime), si mision për të ndërtuar institucione më të forta dhe për t\’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri.

Ky nuk është thjesht një ndryshim emrash. Është një mesazh i qartë se institucionet duhet t\’u shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake. Është fundi i logjikës së privilegjeve dhe fillimi i një qasjeje që matet me punë, rezultate dhe përgjegjësi.

Me një energji të re, me kuadro të përgatitur dhe me një vizion të qartë, VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe garantues i reformave që e çojnë vendin përpara.

Prandaj, ministrat tanë do të gjykohen nga puna, nga reformat dhe nga rezultatet që do të sjellin për qytetarët tanë.

Kësisoj ndërtojmë institucione të forta, mbrojmë interesin publik dhe dëshmojmë se politika mund të bëhet me dinjitet, profesionalizëm dhe vizion.

Me VLEN ndryshimi vazhdon.

Banner

Related posts

Stefan Bogoev del nga paraburgimi, por mbetet pa pasaportë, pranohet garancia prej 55.000 eurosh

Admin2

Vdekja e Agan Asanit, shoferi i makinës rezulton pozitiv në lëndë narkotike

Admin2

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Admin2