AKTUALE

Forumi i Gruas BDI – Tetovë dënon sulmet verbale ndaj deputetes Arbana Pasholli

Forumi i Gruas BDI – Tetovë ka reaguar duke shprehur shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe sulmet e drejtuara ndaj deputetes Arbana Pasholli, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat demokratike.

Në reagimin e tyre, Forumi thekson se dallimet politike janë pjesë e debatit demokratik, por nuk duhet të shndërrohen në sulme personale, veçanërisht kur synojnë të dekurajojnë ose të heshtin gratë që ushtrojnë funksione publike.

Sipas Forumit të Gruas, qëndrimet politike mund të debatohen, por dinjiteti dhe integriteti i çdo gruaje duhet të respektohen. Po ashtu, theksohet se fyerjet, gjuha denigruese dhe përpjekjet për të frikësuar gratë në politikë cenojnë kulturën demokratike dhe etikën institucionale.

Forumi i Gruas BDI – Tetovë ka shprehur solidaritet me deputeten Arbana Pasholli, duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të ruajnë etikën institucionale, gjuhën e respektit dhe dinjitetin e Kuvendit.

“Respekti, dinjiteti dhe barazia nuk janë çështje partie – janë vlera që duhet t’i mbrojmë të gjithë”, thuhet në reagimin e Forumit.

Ja postimi plotë:

Forumi i Gruas BDI-Tetovë shpreh shqetësimin e thellë për gjuhën fyese dhe sulmet e papranueshme ndaj deputetes Arbana Pasholli. Në një shoqëri demokratike, dallimet politike nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohen në sulme personale, e aq më pak kur ato synojnë të heshtin zërin e grave në politikë.

Qëndrimet politike mund të debatohen, por dinjiteti dhe integriteti i çdo gruaje duhet të respektohen. Sulmet, fyerjet dhe përpjekjet për të frikësuar gratë që ushtrojnë funksione publike janë të papranueshme dhe cenojnë vetë kulturën demokratike.

Forumi i Gruas shpreh solidaritet me deputeten Arbana Pasholli dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të ruajnë etikën institucionale, gjuhën e respektit dhe dinjitetin e Kuvendit. Gratë nuk do të heshten përballë presioneve, fyerjeve apo sjelljeve denigruese.

Respekti, dinjiteti dhe barazia nuk janë çështje partie – janë vlera që duhet t’i mbrojmë të gjithë.

Banner

Related posts

Xhevat Gjini: “Flaka e Janarit” është kujtesë dhe amanet kombëtar

Gjyla Halili

Kuvendi miratoi huamarrjen nga Hungaria në vlerë prej 500 milion euro

Gjyla Halili

Kreshnik Bekteshi merret në pyetje në Stacionin Policor – Karposh

Gjyla Halili