AKTUALE

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka bërë homazhe pranë memorialit kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Podgoricë, duke shprehur respektin dhe nderimin e tij për mijëra viktimat e pafajshme.

Përmes një mesazhi publik, Camaj theksoi se kujtimi për viktimat duhet të mbetet i përhershëm, ndërsa shprehu solidaritet me familjet e tyre.

“Sot, me respekt dhe nderim të thellë për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, u përkula para memorialit kushtuar atyre në Podgoricë. Duke ruajtur gjallë kujtimin për mijëra të pafajshëm që humbën jetën, shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjet e viktimave.

Kujtimi për ta qoftë i përhershëm. Le të shërbejë kjo tragjedi si një dëshmi e përhershme e pasojave të urrejtjes dhe si një zotim i përbashkët se krime të tilla nuk duhet të përsëriten kurrë më”, ka deklaruar Camaj.

11 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, ku çdo vit në vende të ndryshme organizohen aktivitete përkujtimore në nder të mbi 8 mijë boshnjakëve të vrarë në korrik të vitit 1995.

Ja postimi plotë:

🇦🇱
Sot, me respekt të thellë për viktimat e Srebrenicës, u përkulem para simbolit kushtuar mu atyre, e të vendosur në Podgoricë.

Duke ruajtur kujtimin për të pafajshmit që humbën jetën, shpreh dhimbjen për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre.

Qoftë i përhershëm kujtimi për ta, e kujtesë e vazhdueshme, le të shërbejë si dëshmi e një krimi me porosinë- të mos përsëritet më!

Banner

Related posts

Mbledhje të pesë komisioneve kuvendore

Gjyla Halili

Suma viziton Çairin, pritet nga Mexhiti

Gjyla Halili

Xhaferi – Bregu: Me interes për rajonin është përparimi në integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili