AKTUALE

Tubimet zgjedhore,sot dhe nesër do të bllokohen disa rrugë në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup njofton se për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së tubimeve, duke filluar nga sot (03.04.2024) deri nesër (04.04.2024), do të bllokohen disa rrugë në Shkup.
“Sektori për siguri në trafik rrugor ka ndërmarrë një sërë masash për regjim të veçantë komunikacioni, ku bulevardi “Ilinden”, drejtimi drejt urës “Goce Dellçev” drejt bulevardit “Klimenti i Ohrit” dhe nga bulevardi “Klimenti i Ohrit” deri te ura “Goce Dellçev”, do të jenë të mbyllura për komunikacion në të dy drejtimet. Gjatë ditës së nesërme, sipas nevojës do të mbyllen edhe rrugë të tjera në rajonin qendror”, thonë nga MPB-ja.

Banner

Related posts

Lloga: Regjistri Qendror simbol i diskriminimit institucional prej më shumë se 35 vitesh

Gjyla Halili

28 vjetori i ligjëratave të para në UT

admin

Fatmir Besimi: Më 8 maj do të vulosim fitoren bindëse të Frontit Europian

Gjyla Halili