Lajme

Daut Memishi vijon realizimin e projekteve për sportin, rinovohet zhveshtorja e stadiumit në Tearcë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, njoftoi se komuna po vazhdon investimet në infrastrukturën sportive, duke përmbushur një nga zotimet e dhëna para zgjedhjeve. Sipas Memishit, janë përmirësuar dukshëm kushtet në zhveshtoren e stadiumit në Tearcë, e cila është lyer tërësisht, ndërsa janë zëvendësuar edhe dyert dhe dritaret, duke i dhënë fund pamjes së mëparshme me grafite në mure dhe inventar të dëmtuar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se i gjithë stadiumi tashmë mbikëqyret nga kamerat e sigurisë, me qëllim mbrojtjen e pronës publike dhe parandalimin e dëmtimeve. “Ju bëjmë thirrje të gjithëve ta ruajmë pronën publike, sepse ajo është pasuri e përbashkët dhe duhet ta mbrojmë me përgjegjësi”, theksoi Memishi.

Në fund, kryetari i Komunës së Tearcës shprehu mirënjohje për donatorët dhe të gjithë qytetarët vullnetmirë që kontribuojnë në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Banner

Related posts

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

Admin2

Qamili: Buzhala e Latifi i ofendojnë shqiptarët e Tetovës, vetëm se nuk iu nënshtruan Ali Ahmetit përcjell Zhurnal.mk .

Admin2

Abazoviq kryeson listën e politikanëve me një rejting neto pozitiv prej 37 për qind

Admin2