Lajme

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Amet Ziberi vizitoi njësinë rajonale në Prilep

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri, Amet Ziberi, realizoi një vizitë pune në njësinë rajonale të Agjencisë në Prilep, ku u takua me të punësuarit dhe u njoh nga afër me aktivitetet e përditshme, sfidat me të cilat përballen dhe funksionimin e shërbimeve kadastrale në këtë rajon.

Gjatë takimit, Ziberi theksoi se njësia rajonale në Prilep ka një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët dhe nënvizoi se modernizimi i institucionit mbetet një nga prioritetet kryesore të Agjencisë.

Ai bëri të ditur se Agjencia do të vazhdojë investimet në digjitalizim, modernizim të proceseve dhe rritje të efikasitetit, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta dhe më cilësore.

\”Synimi ynë është të reduktojmë pritjet në sportele, të përshpejtojmë procedurat administrative dhe të ofrojmë shërbime moderne e të besueshme për çdo qytetar\”, theksoi Ziberi.

Ai shtoi se përmirësimi i kushteve të punës për të punësuarit dhe avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve mbeten pjesë e angazhimit të përditshëm të Agjencisë, në mënyrë që Kadastra të jetë sa më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre.

https://www.facebook.com/share/p/1CvuzJEEXp/

Banner

Related posts

Anketa e fundit/ VLEN kalon BDI-në, Sela lë shumë pas Taravarin

Admin2

Me nderime ushtarake varroset ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari

Admin2

Dhunë brenda familjes në Prishtinë, babai arrestohet pas rrahjes së vajzës së tij

Admin2