Lajme

Valon Zeqiri: Tetovarët nuk dolën kundër Kasamit, po shohin ndryshimet në qytet, ndërtuam dhe rrugën e fshatit të Bajram Rexhepit

Drejtori i NPK “Sharri” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar pas protestës së mbajtur për çështjen e emrave të rrugëve, duke deklaruar se arsyeja pse tetovarët nuk iu bashkuan protestës është mbështetja që, sipas tij, gëzon kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Zeqiri ka theksuar se Kasami e mori drejtimin e komunës me 24 milionë euro borxhe, qytetin në errësirë, me probleme me mbeturinat, mungesë të ujit të pijshëm në disa lagje, infrastrukturë të amortizuar dhe pa investime kapitale.

Sipas tij, vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar investime të rëndësishme, duke përmendur përmirësimin e pastërtisë publike, ndërtimin e stadiumit të qytetit, dy pishinave të mbyllura, ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit, rregullimin e infrastrukturës në lagje dhe realizimin e rrugës Sellcë–Vicë.

Ai gjithashtu ka pohuar se Bilall Kasami takohet çdo muaj me qytetarët për të dëgjuar dhe zgjidhur problemet e tyre, ndërsa kundërshtarët politikë, sipas tij, i takojnë qytetarët vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Në fund të reagimit, Zeqiri është shprehur se “Tetova e Bilall Kasamit” do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Shihemi në vitin 2029!”.

https://www.facebook.com/share/p/197dMmTrXi/

Banner

Related posts

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

Admin2

Mexhiti: Një lajm i madh për Pollogun, 74 milionë euro për Spitalin Klinik të Tetovës

Admin2

Drejtori Samet Bislimi në terren: Ekipet e NPK “Tetova” reaguan menjëherë pas motit të ligë

Admin2