AKTUALE

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, temë e takimit të Nikollë Camajt me delegacionin e Këshillit të Evropës

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, priti sot në takim delegacionin e Konferencës së Organizatave Ndërkombëtare Joqeveritare të Këshillit të Evropës, me të cilin zhvilloi një bisedë të frytshme mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e rolit të organizatave joqeveritare në proceset demokratike dhe në vendimmarrje, si dhe nevoja për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit që rregullon veprimtarinë e tyre me standardet evropiane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për kontributin e rëndësishëm të shoqërisë civile në mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe kombëtare, promovimin e vlerave demokratike dhe forcimin e proceseve zgjedhore.

Me këtë rast, Camaj ritheksoi përkushtimin e tij për dialog të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile, duke vlerësuar rolin e tyre në rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe në avancimin e zhvillimit demokratik e të qëndrueshëm të Malit të Zi.

Ja postimi plotë:

Banner

Related posts

BDI nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti për 6 muaj qeverisje po realizon projekte të cilat ata për 22 vite as që i kanë paramenduar

Gjyla Halili

“Amerika e sheh si problem Albin Kurtin”

Gjyla Halili

DELEGACIONI I LARTË I RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së QËNDROI PËR VIZITË NË MYFTININË E BFI – TETOVË

Gjyla Halili