AKTUALE

AARC uron Diamant Hysenajn për fitoren historike në zgjedhjet paraprake republikane

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka uruar Diamant Hysenaj për fitoren e tij historike në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.Sipas AARC, i lindur në Kosovë, Hysenaj bëhet shqiptaro-amerikani i parë që siguron nominimin e një partie të madhe politike në garën e tij për një ulëse në Kongresin Federal të Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe angazhimin e tij në rritje në jetën publike dhe shërbimin qytetar.Në reagimin e tyre, AARC thekson se suksesi i Hysenajt pasqyron punën, përkushtimin dhe vendosmërinë që kanë karakterizuar prej kohësh shqiptarët në Amerikë.“Ndërsa komuniteti ynë vazhdon të japë kontribut në çdo fushë të shoqërisë amerikane, kjo arritje historike shërben si frymëzim për brezat e ardhshëm të shqiptaro-amerikanëve që synojnë t’i shërbejnë komunitetit dhe vendit të tyre”, thuhet në urimin e AARC.Organizata vlerësoi përkushtimin e Hysenajt dhe i uroi sukses të mëtejshëm në zgjedhjet e përgjithshme, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë në jetën publike dhe në forcimin e përfaqësimit të shqiptaro-amerikanëve në të gjitha nivelet e qeverisjes.“Urime, Diamant Hysenaj, për këtë moment historik!”, përfundon mesazhi i AARC.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Struga: Fitorja jonë është fitore e dinjitetit dhe e përfaqësimit të drejtë

Gjyla Halili

“Shvercerat” mbështesin protestën e 13 dhjetorit në Shkup: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe për liri

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan organizon promovimin e romanit “Kthimi” të autorit Fran Camaj

Gjyla Halili