Lajme

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.

Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.

Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Ja postimi plotë:

Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.

I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Banner

Related posts

Bilall Kasami: Dibra po transformohet nën udhëheqjen e Fisnik Melës

Admin2

Sukses për Maqedonin e Veriut: Agjencia e BE-së, CEPOL, përzgjedh kriminologun e ri Rijad Bejtullain si recensent akademik

Admin2

Aksion i madh ndërtimor në Butel, tre rrugë po marrin asfalt të ri

Admin2