Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot priti në takim veprimtarin e çështjes kombëtare, Mazllam Limani, i cili në vitin 1968 u internua nga sistemi i atëhershëm për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.
Gjatë takimit u bisedua për rrugëtimin dhe sakrificat e veprimtarëve shqiptarë në periudha të ndryshme historike, si dhe për kontributin e tyre në ruajtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare. Për 23 vjet, Limani jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg vendlindjes, duke mbetur i përkushtuar ndaj idealeve kombëtare dhe aspiratave të shqiptarëve.
Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëveprimtari i kahmotshëm, Qani Aliji – Sokoli.
Ahmeti vlerësoi lart kontributin dhe qëndresën e veprimtarëve që, në rrethana të vështira, sakrifikuan për të drejtat kombëtare dhe për ruajtjen e identitetit shqiptar, duke theksuar se kujtesa për veprën e tyre mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Takime të tilla janë dëshmi e respektit dhe mirënjohjes për ata që me përkushtim, sakrificë dhe vendosmëri kanë dhënë kontribut të çmuar në rrugëtimin kombëtar të shqiptarëve.
Ja postimi plotë:
Sot, pata kënaqësinë të takoj veprimtarin e çështjes kombëtare Mazllam Limani, i cili në vitin 1968 u internua nga sistemi i atëhershëm për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.
Për 23 vite ka jetuar në Amerikë, larg vendlindjes, duke mbetur një zë i përkushtuar i çështjes kombëtare.
Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëveprimtari im i kahmotshëm, Qani Aliji – Sokoli.
Takime të tilla janë rikujtim i sakrificave, përkushtimit dhe rrugëtimit të gjatë të shumë veprimtarëve që dhanë kontribut në kohë të rëndësishme për kombin tonë.


