Lajme

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, Sevim Berzati, mori pjesë në takimin e parë të organizatës Women Alb World (WAW) në Kanada

Koordinatorja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Tetovës, znj. Sevim Berzati, në cilësinë e anëtares së Bordit të organizatës Women Alb World (WAW), mori pjesë në takimin e parë të kësaj organizate në Kanada, i mbajtur më 20 qershor 2026 në Toronto, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet mblodhi gra shqiptare nga fusha të ndryshme të jetës publike, akademike, biznesit dhe shoqërisë civile, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, krijimin e lidhjeve profesionale dhe fuqizimin e rolit të grave shqiptare në diasporë.

Gjatë takimit u diskutuan tema me rëndësi që lidhen me lidershipin, sipërmarrjen, fuqizimin ekonomik dhe kontributin e grave në zhvillimin shoqëror.

Pjesëmarrëset ndanë përvoja dhe shembuj frymëzues nga angazhimi i tyre profesional dhe shoqëror në Kanada.

Pjesëmarrja e znj. Sevim Berzati në këtë ngjarje paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e Komunës së Tetovës dhe për forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, znj. Berzati shprehu mirënjohjen për Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Toronto, z. Kadri Dakaj, për ftesën dhe mikpritjen, si dhe për Presidenten e Women Alb World, znj. Mirela Mezani, dhe Sekretaren e Përgjithshme, znj. Elia Resuli, për organizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë bashkëpunimin, fuqizimin e grave dhe avancimin e vlerave tona kombëtare në nivel ndërkombëtar.

https://www.facebook.com/share/p/1CPyyQW1gE/

Banner

Related posts

Bashkim historik: Shqiptarët në Mal të Zi krijojnë një subjekt të vetëm politik “Forumi Shqiptarë”

Admin2

Kur Kushtetuta rrezikon të zëvendësohet me terminologji të gabuar ligjore

Admin2

Mbi 10 milionë euro për një ditë votimi, ja sa kushtojnë zgjedhjet

Admin2