AKTUALE

Sot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina?

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të poftohet (lirohet) për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër.

Kryeministri Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Të gjitha pritshmëritë shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje, gjë që do të ndikojë edhe në stabilizimin e ekonomive globale. Për momentin, çmimi i naftës po lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, por në periudhën në vijim priten çmime edhe më të ulëta.

“Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që të hënën, në bazë të këtyre kalkulimeve, benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë për litër. Kështu që, le të presim të hënën që Komisioni Rregullator ta kumtojë këtë zyrtarisht,” – deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit.

Banner

Related posts

A janë ngrirë llogaritë e Albcontroll në interes të Becchetit? Rama i shmanget disa herë përgjigjes: Po mendojmë të dalim nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit

admin

LSDM: MPB dhe Prokuroria Publike le të zbardhin sa më shpejt rastin e Hristovskit, dëshmitë flasin për dokumente të falsifikuara

Gjyla Halili

LIDERIT TË KOMBIT ALI AHMETI, DR. SPEC. JETMIR ZIBERI, NË SHENJË RESPEKTI E NDERIMI, IA DHURON 1 DOLLAR TË AMERIKËS, ME PORTRETIN E PRESIDENTIT JOHN KENEDI

Gjyla Halili