AKTUALE

Në pikat kufitare Bogorodicë, Dojran, dhe Tabanoc pritet gjysmë ore

Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanoc” regjistrohet frekuencë e shtuar për hyrje të automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Çfarë do të ndodhë me Ramiz Merkon në BDI? Bekteshi: Kemi bërë hapa konkret, u.d. kryetar dege në Strugë tani është Faton Pollozhani

Gjyla Halili

“Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia” në Kaliforni: Eliot Engel, mik i përjetshëm i shqiptarëve

Gjyla Halili