Lajme

Mexhiti: Tradita dhe kultura janë pjesë e identitetit që na bashkon

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, mbrëmë në Sheshin “Skënderbeu” u mbajt “Sofra Shkupjane”, një mbrëmje e veçantë kushtuar muzikës popullore, traditës dhe vlerave kulturore që ndër breza kanë qenë pjesë e identitetit të Shkupit.

Siç njoftoi Komuna e Çairit me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, artistëve dhe mysafirëve të shumtë, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë festive, ku kënga dhe vallja shqiptare bashkuan publikun në zemër të Çarshisë.

“Kultura dhe tradita janë vlera që na lidhin me rrënjët tona dhe forcojnë identitetin tonë kolektiv. ‘Sofra Shkupjane’ është dëshmi se këto vlera vazhdojnë të jetojnë mes nesh dhe të përcillen me krenari te gjeneratat e reja”, u shpreh Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ngjarja u zhvillua në praninë e funksionarëve, drejtorëve të institucioneve, këshilltarëve komunalë dhe mysafirëve të shumtë, ndërsa publiku pati mundësinë të shijojë një program të pasur artistik me këngë dhe interpretime që sollën frymën autentike të traditës shqiptare.

Manifestimi “Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon edhe në ditët në vijim me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike në Sheshin “Skënderbeu”.

Banner

Related posts

Mexhiti: Mbështetja për bizneset është investim në zhvillimin ekonomik dhe vendet e reja të punës

Admin2

Mexhiti: Kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” po merr formë

Admin2

Shtegtimi Tradicional për në Greçë 2026 – Në Nder të 115-Vjetorit të Kuvendit të Greçës

Admin2