Në kuadër të javës së dytë të Akademisë Politike të Forumit Shqiptar, i ftuar special është Bujar Osmani, mjek, politikan dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme, ish-Ministër i Shëndetësisë dhe ish-zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ligjëratës dhe bashkëbisedimit me pjesëmarrësit, Osmani do të ndaj përvojën e tij shumëvjeçare në institucione shtetërore dhe në fushën e diplomacisë, duke u ndalur veçanërisht te proceset eurointegruese, sfidat e politikës së jashtme dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.
Ai do të flas për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian, rolin e diplomacisë në ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe nevojën për përfshirjen aktive të të rinjve në proceset politike dhe shoqërore.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të parashtrojnë pyetje mbi zhvillimet aktuale politike, perspektivën evropiane të rajonit dhe sfidat me të cilat përballen institucionet në proceset reformuese.
Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon të sjellë personalitete të spikatura nga jeta politike, institucionale dhe akademike, me qëllim të fuqizimit të njohurive dhe angazhimit qytetar të pjesëmarrësve.
