AKTUALE

Ali Ahmeti përshëndet memorandumin SHBA–Iran: Hap i rëndësishëm drejt paqes dhe sigurisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke e vlerësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për forcimin e dialogut dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.

Në reagimin e tij, Ahmeti theksoi se roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në promovimin e paqes dhe stabilitetit mbetet me rëndësi të veçantë për sigurinë globale.

“Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në kuadër të Samitit të G7, si një hap të rëndësishëm drejt dialogut, deeskalimit dhe forcimit të sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ahmetit.

Ai shprehu bindjen se memorandumi do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe do të krijojë mundësi për një kapitull të ri të paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve.

Sipas Ahmetit, avancimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mbetet rruga më e sigurt drejt stabilitetit afatgjatë dhe një rendi global më të qëndrueshëm.

Banner

Related posts

Shoqata Alpiniste ” NIVISHTA- Reka e Epërme pjesëmarse në marshin promovues të ShM ” KROJ” Bukoviq

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj propozon zonjën Tole Leka Berishaj për qytetare nderi e komunës së Tuzit:Puna e duarve të saj,ruajti traditën dhe kulturës tonë shqiptare

admin