AKTUALE

Lansohet zyrtarisht në treg website-i “Gazzetta Journal”

Është lansuar zyrtarisht website-i i ri Gazzetta Journal, një platformë mediatike moderne që synon të sjellë një standard të ri në gazetarinë dixhitale shqiptare.

Gazeta Journal LLC është e regjistruar si media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kosovë, duke i dhënë asaj një bazë të fortë ligjore dhe ndërkombëtare. Platforma ka arritur shpejt një audiencë të konsiderueshme, duke numëruar afërsisht 400 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon besimin e publikut dhe impaktin e saj të shpejtë.

Si media serioze dhe profesionale, Gazzetta Journal është cituar tashmë nga shumë media të njohura vendore dhe ndërkombëtare.

Platforma Gazzetta Journal është partener i ngushtë me Journal Business, duke u bërë pjesë e një rrjeti mediatik me ndikim në rajon dhe më gjerë.

Gazzetta Journal dhe Journal Business janë shpërndarë dhe promovuar të disa herë nga Richard Grenell, emisar special i Presidentit Donald Trump për Ballkanin, Venezuelën dhe në botë, si dhe nga zyrtarë të tjerë amerikanë. Kjo mbështetje nga personalitete të lartë amerikanë thekson rëndësinë strategjike dhe kredibilitetin ndërkombëtar të kësaj platforme.

Me një dizajn bashkëkohor, funksionim të lehtë dhe fokus në lajme të shpejta e të besueshme, Gazzetta Journal synon të bëhet një nga burimet kryesore të informacionit për shqiptarët kudo në botë.

Mirë se erdhe në familjen Gazzetta Journal!
www.gazzettajournal.it

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi shpalos programin për arsim

Gjyla Halili

Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vend

Gjyla Halili

Plazh edhe në shtator, Durrësi vijon të presë turistë

admin