AKTUALE

Forumi Shqiptar hap zyrtarisht Akademinë Politike për të rinjtë

Forumi Shqiptar ka bërë hapjen zyrtare të Akademisë Politike, një nismë e dedikuar fuqizimit të të rinjve përmes edukimit, zhvillimit të aftësive dhe përgatitjes së tyre për një rol më aktiv në jetën publike dhe shoqërore.

Aktiviteti mblodhi një numër të madh të rinjsh, duke dëshmuar interesimin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në procese që kontribuojnë në zhvillimin personal, profesional dhe qytetar.

Organizatorët vlerësuan se Akademia Politike do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për formimin e një brezi të ri liderësh, të pajisur me njohuri, vizion dhe përgjegjësi shoqërore.

Në sesionin inaugurues, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë ligjëratën e të ftuarës speciale, Grida Duma, e cila ndau përvojën e saj në fushën e lidershipit, komunikimit dhe angazhimit publik. Ajo theksoi rëndësinë e edukimit, mendimit kritik dhe përkushtimit në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më demokratike.

Përfaqësuesit e Forumit Shqiptar shprehën mirënjohje për të gjithë të rinjtë që iu bashkuan kësaj nisme, duke theksuar se Akademia Politike është vetëm fillimi i një rrugëtimi që synon të frymëzojë, edukojë dhe të krijojë ura bashkëpunimi për të ardhmen.

Kjo akademi pritet të zhvillojë një sërë aktivitetesh, ligjëratash dhe trajnimesh, duke ofruar mundësi konkrete për avancimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve shqiptarë.

Banner

Related posts

Samiti i Diasporës, Ahmeti: Drejt një të ardhmeje evropiane të përbashkët

Gjyla Halili

VLEN: Po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar! Me ne, komunat tona po lulëzojnë

Gjyla Halili

Lladrovci: Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar

Gjyla Halili