AKTUALE

U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO

Chicago, 4 Shkurt 2023 – Me entuziazëm dhe gëzim të veçantë, me pjesëmarrjen e drejtuesve kryesorë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA u themelua Dega më e re e VATRËS në Chicago. Patriotë, veprimtarë, shkrimtarë, aktivistë, biznesmenë, profesionistë të spikatur e studentë do të udhëheqin Degën e Vatrës në Chicago për ti dhënë një frymë edhe më të fuqishme përpjekjes shqiptare në mërgatën e Amerikës. Dega e Vatrës në Chicago do të udhëhiqet nga: Mirela Kanini- kryetare, Ernest Nasto- nenkryetar,
Bledi Stefa -shef kabineti, Ardian Ruci -sekretar, Daniela Kaja- arketare dhe kryesia do përbëhet nga: Olsi Taho, Artan Nati, Angelo Maranda, Shkelzen Cakerri dhe Kastriot Fetahu. Në fjalën e mirëseardhjes kryetarja e Vatrës në Chicago shkrimtarja Mirela Kanini ndër të tjera u shpreh: “Është nder dhe privilegj për të gjithë ne që të jemi anëtarë të Vatrës si një nga organizatat patriotike më dinjitoze e prestigjioze e shqiptareve të Amerikës. Qëllimi kryesor i kësaj Federate dhe çfarë duam ne të arrijmë si degë në Chicago ështe bashkimi I komunitetit tonë dhe forcimi i identitetit shqiptar e vlerave tona kombëtare. Lexoj në sytë tuaj suksesin dhe forcën për të çuar përpara amanetin shekullor të Vatrës sonë historike” – u shpreh zonja Kanini. Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha në fjalën përshëndetëse deklaroi se: Vatra ka forcuar identitetin kombëtar shqiptar dhe ka insistuar historikisht që shqiptaret mos ta harrojnë ndjenjen kombëtare. Vatra ka vlera të veçanta në historinë e kombit shqiptar. Çdo shqiptar është krenar me Vatrën”- tha ndër të tjera z Berisha. Rreth misionit të Vatrës, rolit dhe kontributit në çështjen kombëtare, bashkëpunimin me institucionet më të larta të shtetit amerikan, marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit ndërinstitucional, rreth sfidave me të cilat përballet Vatra, përpjekjet për transformimin rrënjësor, planet për zgjerimin, bashkëpunimin, lobimin dhe realizimin e objektivave afatgjatë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA folën nëkryetari z.Alfons Grishaj, përgjegjësi i degëve z.Mondi Rakaj, Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj, Arketari z.Besim Malota dhe anëtari i kryesisë z.Tasim Ruko. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA rritet e pasurohet çdo ditë e më shumë me patriotë e intelektualë, aktivistë e veprimtarë që në themel të veprës së tyre kanë çështjen kombëtare dhe idealin kombëtar. Vatra është grupimi patriotik më serioz në të gjitha diaspora shqiptare në botë. Vatra është historia, identiteti dhe krenaria e kombit shqiptar në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Rajon drejt BE. Ja shifrat për 6-mujorin e parë 2023

admin

Osmani-Blinken: Nevojitet vazhdimi i kursit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Qytetarët nga verilindja vozisin nëpër rrugën e rehabilituar Kumanovë – Stracin

admin

Leave a Comment