AKTUALE

E Majta: Pendarovski konfirmoi se VMRO siguroi kuorumin për ndryshimet kontestuese të KoditPenal

Partia E Majta ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Stevo Pendarovski për emisionin “360 Shkallë”, duke vlerësuar se deklaratat e tij konfirmojnë pretendimet e kahershme të kësaj partie se VMRO-DPMNE ka marrë pjesë aktive në miratimin e ndryshimeve të kontestuara në Kodin Penal, përcjell gazeta KOHA.

Sipas partisë E Majta, Pendarovski zbuloi se ish-kryeministri Zoran Zaev e kishte informuar se ishte siguruar kuorumi për ndryshimet në nenin 353 të Kodit Penal dhe se, edhe në rast se presidenti do të vendoste veto, VMRO-DPMNE kishte garantuar se do të siguronte sërish kuorumin e nevojshëm për miratimin e tyre.

Nga E Majta thonë se ky është një konfirmim i drejtpërdrejtë i qëndrimit të tyre se LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bashkëpunojnë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të ish-funksionarëve të përfshirë në raste kriminale.

Partia opozitare vlerëson se me këto ndryshime janë shpëtuar nga ndjekja penale më shumë se 80 funksionarë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa përmend edhe emra të njohur partiakë, si Igor Janushev dhe Antonio Milloshoski, të cilët, sipas tyre, përfituan nga ndryshimet ligjore.

E Majta gjithashtu akuzon qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski se, në vend që të ashpërsojë politikën ndëshkuese për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ka vazhduar me ndryshime ligjore që, sipas tyre, kanë ulur dënimet dhe kanë dekriminalizuar një pjesë të veprave korruptive në procedurat e prokurimit publik.

Në reagim thuhet se mungesa e përgjegjësisë penale për ish-zyrtarët dhe mungesa e konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme dëshmon, sipas E Majta-s, për ekzistencën e marrëdhënieve të ndërsjella politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për mbrojtjen e funksionarëve të tyre nga përgjegjësia ligjore. (koha.mk)

Banner

Related posts

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 euro për Ervin Halimi nga Presheva.

Gjyla Halili

Ali Ahmeti sonte në Çair

Gjyla Halili

Kultivuesit të pakënaqur me çmimin e duhanit

Gjyla Halili