AKTUALE

Komuna e Tuzit pranon donacion për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Fisnik Gjokaj, së bashku me komandantin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Rexhep Çunmulaj, dhe shefen e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj, pritën sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Miodrag Bešović, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komunës së Tuzit shprehën falënderimet e tyre për donacionin e dhuruar për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të komunës. Sipas tyre, ky donacion do të ndikojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe në rritjen e gatishmërisë së shërbimit për t’u përballur me situata emergjente.

Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe mbështetjes së ndërsjellë në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Në takim u shpreh gjithashtu gatishmëria për vazhdimin e projekteve të përbashkëta, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Komunës së Tuzit.

Ja postimi plotë:

Sot, nënkryetari i Komunës së Tuzit, Fisnik Gjokaj, së bashku me komandantin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Rexhep Çunmulaj, shefen e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj, pritën në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Miodrag Bešović, me bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, ata shprehën falënderimet për donacionin e dhuruar për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Tuzit, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve operative dhe rritjen e gatishmërisë në situata emergjente.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërinstitucional, si dhe u shpreh gatishmëria për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Banner

Related posts

Zv/ Ministri plotësues i MPB-së viziton SPB-Tetovë, takon nga afër kryeshefin Shefik Bajrami: Policët duhet të shërbejnë vetëm për qytetarët

Gjyla Halili

Mexhiti: Arben Fetai përfaqësues special në Bruksel

Gjyla Halili

Mickoski: Presion ka, por nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

admin