Kryetari i Ali Ahmeti ka përshëndetur mbarëvajtjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës së Studeniçanit, duke vlerësuar atmosferën e ngrohtë, vëllazërore dhe frymën e lartë të unitetit që karakterizoi këtë proces.
Sipas Ahmetit, konsolidimi i suksesshëm i organeve të degës dëshmon për forcën organizative, përkushtimin dhe besimin që anëtarësia vazhdon t’i japë Bashkimi Demokratik për Integrim.
“BDI po del nga këto procese edhe më e fortë, edhe më e organizuar dhe më e gatshme për t’u përballur me sfidat e kohës. Forca jonë qëndron te uniteti, te puna e përbashkët dhe te përkushtimi për t’u shërbyer qytetarëve”, theksoi Ahmeti.
Ai shprehu mirënjohje për të gjithë delegatët, aktivistët dhe simpatizantët që kontribuuan në suksesin e kuvendit, duke nënvizuar se mbështetja dhe angazhimi i tyre janë garancia më e mirë për vazhdimin e rrugëtimit politik të BDI-së.
“Në bashkim dhe me vizion të qartë për të ardhmen, do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për realizimin e aspiratave të qytetarëve dhe për forcimin e vlerave demokratike”, përfundoi kryetari Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Studeniçanit, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe plot energji pozitive.
Me sukses u konsoliduan organet e degës, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe unitetin e anëtarësisë sonë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë edhe më i konsoliduar, edhe më i organizuar, i gatshëm si gjithmonë për t’u përballur me sfidat e kohës dhe për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
Faleminderit të gjithë delegatëve, aktivistëve dhe simpatizantëve për besimin, angazhimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur. Bashkë vazhdojmë përpara, me përgjegjësi dhe vizion të qartë për të ardhmen.








