
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Kodra, ka zhvilluar një mbrëmje takimesh me qytetarët e Gelancës, Grejkovcit dhe Gjinovcit, ku ka marrë mbështetje dhe përkrahje për zgjedhjet e ardhshme.
Duke falënderuar banorët për mikpritjen dhe besimin e treguar, Kodra theksoi se çdo takim me qytetarët është një dëshmi e vullnetit për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë.
“Mbrëmje e mirë me qytetarët e Gelancës, Grejkovcit dhe Gjinovcit. Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin që po na jepni në çdo takim. Bashkë po ndërtojmë rrugën drejt ndryshimit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Kodra.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhje të mbështesin LDK-në me numrin 113 dhe kandidaturën e tij me numrin 65, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve mbetet forca kryesore e angazhimit të tij politik.
https://www.facebook.com/share/p/18he6hXsix/