AKTUALE

Ali Ahmeti nga Petroveci: Energjia e re është garanci për rezultate të reja

Kuvendi Zgjedhor i Degës së Petrovecit u zhvillua në një atmosferë entuziazmi, uniteti dhe mobilizimi, duke konfirmuar përkushtimin e strukturave partiake për sfidat dhe angazhimet e ardhshme.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi procesin zgjedhor dhe organizimin e degës, duke theksuar se energjia dhe përkushtimi i anëtarësisë janë garanci për suksese të reja. Ai uroi kryetarin e zgjedhur të degës, Tahir Livoreka, si dhe strukturat e reja drejtuese, duke shprehur besimin se ata do të punojnë me përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.Sipas Ahmetit, Dega e Petrovecit mbetet një nga shembujt e organizimit të mirëfilltë dhe e angazhimit të vazhdueshëm në terren, ndërsa theksoi se vetëm përmes unitetit dhe punës së përbashkët mund të arrihen objektivat e përcaktuara.Në fund, ai uroi të gjithë të zgjedhurit për detyrat e reja dhe u dëshiroi suksese në rrugëtimin e tyre politik.Ja postimi plotë:Dita e mirë shihet që në mëngjes!Kuvendi Zgjedhor i Degës së Petrovecit solli energji të re, unitet dhe përkushtim për përballjet që na presin. Kryetari i degës, z. Tahir Livoreka, së bashku me strukturat partiake të zgjedhura sot, premtojnë që që nga dita e parë se sukseset nuk do të mungojnë.Me punë, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët, dega e Petrovecit do të vazhdojë të jetë një shembull i organizimit dhe i rezultateve konkrete në shërbim të qytetarëve.Urime të zgjedhurve dhe suksese në rrugëtimin e ri politik!

Banner

Related posts

Durimi mbaroi! Më 18 maj do ta kuptoni se gjuha shqipe nuk mbytet dot Shkrimi nga Arben Taravari

Gjyla Halili

Isen ef. Izeti mer dekretin për imam në Slatinë.

Gjyla Halili

Parashqevi Simaku dhe kostoja që shpesh e paguan një femër ndryshe

Gjyla Halili