Lajme

Drejtori Samet Bislimi në terren: Ekipet e NPK “Tetova” reaguan menjëherë pas motit të ligë

Pas erës së fuqishme që goditi Tetovën dhe shkaktoi dëme në disa pjesë të qytetit, ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” dolën menjëherë në terren për të ndërhyrë dhe për të normalizuar gjendjen.

Drejtori i NPK “Tetova”, Samet Bislimi, bëri të ditur se menjëherë pas përkeqësimit të motit u mobilizuan ekipet operative, të cilat nisën me largimin e drunjve dhe degëve të rrëzuara, pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike, si dhe eliminimin e pengesave që rrezikonin qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.

“Prioriteti ynë ishte reagimi i shpejtë në çdo pikë ku u paraqitën probleme, me qëllim që qytetarëve t’u rikthehej sa më parë normaliteti dhe të garantohej lëvizje e sigurt në të gjitha zonat e prekura,” theksoi Bislimi.

Ai shtoi se ekipet e NPK “Tetova” vazhdojnë të jenë të angazhuara në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për sanimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga moti i lig.

Bislimi falënderoi punëtorët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve, duke theksuar se NPK “Tetova” mbetet në shërbim të qytetarëve dhe e gatshme të reagojë në çdo situatë që kërkon ndërhyrje urgjente.

Banner

Related posts

Taravari: ASH mund të rikthehet në Qeveri vetëm mbi bazën e një Marrëveshje të re

Admin2

Mexhiti: 100 kontejnerë të rinj për një Çair më të pastër dhe më të rregulluar

Admin2

Fondi Humanitar “Trieshi” festoi 10-vjetorin e themelimit

Admin2