AKTUALE

Ali Ahmeti nderon Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në ceremoninë përkujtimore

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70 dhe 71 vjetorit të lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figura të shquara të rezistencës dhe luftës për liri.Në këtë përvjetor, Ahmeti nderoi jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për çështjen kombëtare, duke theksuar rëndësinë historike të kontributit të tyre në luftën për liri dhe dinjitet.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vlerësuan si simbole të qëndresës, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut.Në ceremoni u theksua se vepra e tyre mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës historike dhe frymëzim për brezat e ardhshëm.Ja postimi plotë:Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 70 dhe 71 vjetorit të lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figura të pavdekshme të rezistencës dhe lirisë sonë kombëtare.Në këtë përvjetor të veçantë, kujtova me respekt dhe mall jetën, guximin dhe sakrificën e tyre sublime për atdheun.

Fehmiu dhe Xheva nuk ishin vetëm luftëtarë të lirisë, por simbol i qëndresës, dinjitetit dhe dashurisë së pakushtëzuar për kombin shqiptar.Sot, më shumë se kurrë, ndjeva krenari që historia jonë ka lindur njerëz si ata, njerëz që jetën e tyre e shndërruan në dritë për brezat që erdhën pas.Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit! Vepra dhe emri i tyre do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona dhe në historinë e kombit shqiptar.

Related posts

Osmani: Bord ndërkombëtar i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e funksionarëve, për korrupsion dhe ndikim rus

Gjyla Halili

Hapet shtabi në Reçicë të Vogël/ Halili: I kemi yjet shëndritse të fitores së madhe të Frontit Europian

Gjyla Halili

Ali Ahmeti mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e duhur

Gjyla Halili

Leave a Comment