Lajme

Zëvendësdrejtori Sedat Bislimi: Trajtimi spitalor 2023–2025 dëshmon rritje të investimeve dhe stabilitet të sistemit shëndetësor

Banner

Në konferencën e sotme për media në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, zëvendësdrejtori Sedat Bislimi së bashku me drejtorin e përgjithshëm Sasho Klekovski prezantuan gjetjet kryesore nga Raporti analitik për trajtimin spitalor për periudhën 2023–2025.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 194.230 pacientë, ndërsa është shënuar rritje prej 24% e buxheteve kontraktuese dhe 33% rritje e buxheteve tek klinikat universitare. Analiza po ashtu evidenton ulje të hospitalizimeve kardiovaskulare për 2,9%, si dhe përmirësim të indeksit të kompleksitetit të rasteve (CMI) në 9 nga 12 spitalet rajonale në vend.

Bislimi theksoi se gjithnjë e më shumë raste komplekse po trajtohen edhe jashtë Shkupit, duke dëshmuar forcimin e kapaciteteve të spitaleve rajonale dhe përmirësimin gradual të qasjes së qytetarëve në shërbimet shëndetësore.

“Trajtimi spitalor 2023–2025 po tregon qartë se me punë, përkushtim dhe bashkëpunim institucional mund të ndërtojmë një sistem shëndetësor më stabil dhe më efikas për qytetarët tanë”, deklaroi zëvendësdrejtori Sedat Bislimi.

Sipas tij, analiza tregon trende pozitive në sistemin shëndetësor, stabilitet institucional dhe avancim gradual të cilësisë së trajtimit spitalor në nivel vendi.

Related posts

Vitin e kaluar në 147 shkolla nuk u regjistrua asnjë fillorist

Admin2

Shabani: Përfaqësimi i shqiptarëve në Armatë është 24 për qind

Admin2

Leave a Comment