AKTUALE

Lisa Beadini përfaqëson Tetovën në Festivalin “Mollëkuqet” në Gjilan me këngën “Porosia ime”

Lisa Beadini nga Tetova po merr pjesë në edicionin e 13-të të Festivalit për Fëmijë “Mollëkuqet”, që do të më 1 qershor në Vali Ranch në Gjilan.

Ajo prezantohet në festival me këngën “Porosia ime”, një projekt muzikor i realizuar me tekst nga Arianit Abazi, ndërsa muzika dhe orkestrimi janë punuar nga Korab Shaqiri.

Lisa Beadini sjell në skenë një interpretim të ndjerë dhe të veçantë, duke përcjellë emocion dhe ëmbëlsi përmes performancës së saj, në një festival që mbledh talente të reja nga vende të ndryshme.

Festivali “Mollëkuqet” njihet si një nga ngjarjet muzikore për fëmijë në Kosovë, i cili promovon talentet e reja dhe krijimtarinë muzikore në skenën artistike.

Pjesëmarrja e Lisës është mirëpritur si një përfaqësim i denjë i skenës së re muzikore nga Tetova.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron për ditëlindje Presidentin Moisiu

Gjyla Halili

Ali Ahmeti sonte takon popullin në Studeniçan

Gjyla Halili

Zgjedhjet presidenciale 2024: Nesër për herë të parë votojnë anëtarët e KZ të cilët do t’i zbatojnë zgjedhjet në diasporë

Gjyla Halili