AKTUALE

VLEN: Partia e milionerëve nuk ka kredibilitet moral të flasë në emër të shqiptarëve

Banner

Partia e Soravisë dhe e milionerëve të krijuar brenda natës është e fundit që mund të flasë për interesin shqiptar.
Këta janë njerëzit që për 20 vite jetuan në agallëk politik mbi shpinën e shqiptarëve. Hëngrën, pinë, u pasuruan, ndërtuan perandori kumari e biznesi dhe u sollën sikur shteti ishte pronë private e tyre, ndërsa shqiptarëve u lanë vetëm mashtrime, propagandë dhe patriotizëm të rrejshëm.

Pikërisht kjo politikë e agallëkut u ndërtua nga Ali Ahmeti. Për vite të tëra krijoi përçarje mes shqiptarëve, i ndau në të dëgjueshëm dhe armiq, e shndërroi pushtetin në privilegj familjar e partiak dhe gjatë gjithë kohës gjuante gurin, pastaj e fshihte dorën.

Kur shqiptarët rriheshin, heshtnin. Kur bizneset shqiptare digjeshin, heshtnin. Kur djemtë dhe vajzat shqiptare arrestoheshin, heshtnin. Kur shqiptarët kërkonin drejtësi, këta bënin pazare politike.

Në fund, madje shkuan deri aty sa ta përdorin edhe studentin si trampolinë politike për t’i shpëlarë individë si Musa Xhaferi e Blerim Bexheti.
Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani ende nuk mund të pajtohen me humbjen në Çair. Aq shumë ju dhemb kjo sa janë fiksuar pas Izet Mexhitit dhe përpiqen t’i bëjnë dëm me konstruksione dhe manipulime të ndryshme. Ai është makthi i tyre më i madh politik. Asnjë person i zgjedhur apo i emëruar nga VLEN nuk mund të vihet nga udhëheqësia aktuale kriminale e BDI-Soravisë në çfarëdo konteksti korruptiv. Për 22 vite pushtet me LSDM-në dhe VMRO-në, shqiptarët panë dhe dëgjuan qindra raste të funksionarëve të BDI-së që pa turp mbushnin xhepat privatë me para të popullit, ndërsa publikisht e kishin gojën plot me tregime të rreme për të drejtat e realizuara të shqiptarëve nga Marrëveshja e Ohrit.

Sa më shumë u zgjatet jeta në opozitë, aq më mirë janë shqiptarët.

Banner

Related posts

Grubi në Analiza 24: BDI krijoj kulturë të udhëheqësisë së suksesshmë tash e 20 vite

admin

VMRO: Fajin që BE ndau RMV nga Shqipëria e ka LSDM

Gjyla Halili

Sela : Fronti Europian do ta bëjë akoma më të fortë betejën politike

Gjyla Halili