AKTUALE

Mickoski për rastin “Mazuti”: EMV-ja ka dorëzuar ankesë, pres që Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë faktet dhe të vendosë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me atë nëse EMV-ja do të dorëzojë ankesë për skandalin me mazutin në KXE dhe Vasko Kovaçevskin, deklaroi:

“Po, EMV-ja, ish ELEM-i, tashmë ka dorëzuar ankesë ndaj vendimit skandaloz të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe presim që tani Prokuroria e Lartë Publike t’i shqyrtojë siç duhet të gjitha faktet dhe të vendosë në përputhje me atë që përmban ankesa. Kështu që, të presim se çfarë do të vendosë Prokuroria e Lartë Publike, e më pas të komentojmë.”

Banner

Related posts

KQZ dhe Këshilli Koordinues i Diasporës analizojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit 2025

Gjyla Halili

Për herë të parë në Maqedoni, API: Albanian Partners & Investors – Një Uratë e Re për Investimet Ndërkombëtare

Gjyla Halili

Taravari: O Izet, Blerandi është biri i Sarajit, Blerandi nuk është bedel i Mickovskit

Gjyla Halili