AKTUALE

Bllatë: Ndalohen studentët shqiptarë që po shkonin në mbështetje të protestës

Bllokohet në Bllatë autobusi me studentë nga Universiteti i Tiranës që po vinin në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një autobus me studentë nga Universiteti i Tiranës, të cilët po udhëtonin drejt Shkupit për të marrë pjesë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, është bllokuar në pikën kufitare të Bllatës.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë sqarime zyrtare për arsyet e ndalimit të autobusit, ndërsa studentët kanë mbetur për një kohë të gjatë në pritje në kufi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe aktivistë e kanë cilësuar veprimin si të papranueshëm, sidomos në një moment kur protestat studentore për përdorimin e gjuhës shqipe kanë marrë mbështetje të gjerë publike.

Studentët nga Tirana kishin paralajmëruar ardhjen e tyre në Shkup si shenjë solidarizimi me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe gjatë provimit të Jurisprudencës

Banner

Related posts

“Branitellat”, Mickoski: LSDM-ja e propozoi ligjin për të krijuar tensione etnike

Gjyla Halili

Vapë dhe temperatura deri në 36 gradë, personat me sëmundje kronike të mos ekspozohen në diell

admin

Për zgjedhjet e 8 majit u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Gjyla Halili