AKTUALE

Ziadin Sela në mbështetje të studentëve: Gjuha shqipe duhet të jetë plotësisht e barabartë përcjell

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në prag të protestës së studentëve në Shkup, ka shprehur mbështetje për kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një shkrimi publik, Sela theksoi se çështja e gjuhës shqipe mbetet një kauzë që, sipas tij, nuk përfundon derisa ajo të jetë plotësisht e barabartë me gjuhët e tjera në vend.

“Deri kur gjuhës që flitet në këtë tokë më se 8000 vite, asaj tonës, t’i thuhet Gjuhë Shqipe me kushtetutë. Deri kur Gjuha Shqipe të jetë tërësisht e barabartë me gjuhën e ardhur më vonë në këtë tokë”, shkroi Sela.

Ai shtoi se gjuha shqipe është pjesë e identitetit dhe trashëgimisë së shqiptarëve, duke theksuar se ajo duhet të mbrohet dhe të kultivohet nga brezat e rinj.

“Sot është 18 maji, dita kur një brez i ri merr përsipër kauzën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Jo për ta tregtuar, jo për ta shkëmbyer me pushtet si dje dhe si sot”, deklaroi Sela.

Sipas tij, studentët po angazhohen për t’i dhënë “shpirt” gjuhës shqipe dhe për ta ruajtur atë për brezat e ardhshëm.

Banner

Related posts

Fronti Europian në Manastir: Lamë pa gjumë gjithë oponentët politikë!

Gjyla Halili

Kush i la 33 punonjës në rrugë me skenaret e turpit në Ansamblin shqiptar?

Gjyla Halili

Visar Ganiu: Puna jonë në funksion të forcimit të kapaciteteve të Komunës së Çairit

admin