AKTUALE

Sami Lushtaku në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Gjuha shqipe nuk preket

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët po protestojnë për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe zbatimin e saj si gjuhë zyrtare.

Lushtaku theksoi se gjuha shqipe është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, duke shtuar se çdo përpjekje për ta cenuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Ai vlerësoi zërin dhe qëndresën e studentëve shqiptarë, duke theksuar se ata përfaqësojnë dinjitetin, barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

“Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi në mbështetje të studentëve shqiptarë,” u shpreh Lushtaku në reagimin e tij publik.

Ja postimi plotë:

Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.

I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.

Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!
SL

Banner

Related posts

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë

Gjyla Halili

Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, bëhet e ditur arsyeja

admin

Miliona haxhilerë po nisen për në Luginën e Arafatit për të kryer shtyllën kryesore të Haxhit

admin