AKTUALE

Selami Kolonja mbështet protestën: Studentët duhet të dëgjohen, jo të paragjykohen

Këngëtari dhe profesori universitar Selami Kolonja ka shprehur mbështetje publike për studentët shqiptarë që protestojnë për të drejtën e dhënies së provimeve profesionale në gjuhën shqipe, duke e cilësuar kauzën e tyre si të drejtë dhe dinjitoze.

Përmes një reagimi publik, Kolonja deklaroi se ndien obligim moral të jetë pranë studentëve dhe zërit të tyre protestues, duke theksuar se prej vitit 1995 punon me rininë universitare dhe e njeh mirë forcën dhe rëndësinë e kauzave studentore.
Statusi i plotë i Selami Kolonjës:
Me studentët, gjithmonë !

Sot, më shumë se kurrë, e ndiej obligim moral të jem me zërin dhe frymën studentore!

Që nga viti 1995 punoj me rininë universitare dhe e di mirë se kur ata ngrihen për dinjitetin e tyre akademik, për kauza nuk duhen paragjykuar, por dëgjuar me kujdesin më të veçantë ! Ata janë e ardhmja , janë drita dhe shpresa e këti vendi !

Është absurt që studenti të mos ketë të drejtë ta japë provimin profesional në gjuhën në të cilën ka studiuar, ka mësuar dhe është formuar për vite të tëra !

Rinia studentore është zëri më i pastër i një shoqërie.

Ata nuk po kërkojnë privilegj – po kërkojnë të drejtën e tyre bazike , barazi dhe respekt.

Kam qenë, jam dhe do të jem në përkrahje të studentëve dhe të çdo të riu që kërkon të drejtat e veta me dinjitet, kulturë dhe argument.
Edhe pse i vonuar, ky zë meriton të dëgjohet
Respekt për të ardhmen e kombit!

Banner

Related posts

Bdi: Edhe ata pak që kanë mbetur në Vlen nuk guxojnë të heshtin përballë largimit sistematik të shqiptarëve nga pozitat kyçe shtetërore

Gjyla Halili

Më 19 maj panairi i tretë vjetorë në New York, Mark Gjonaj citon At Gjergj Fishtën: Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashk

Gjyla Halili

Artan Hajrizi: S’me intereson ku është Fatoni, para dy ditëve i kam thënë largohu nga banesa ose t’i thërras policine

Gjyla Halili