AKTUALE

“Më larguan nga puna, por ma mohuan edhe gjuhën shqipe”, shpërthen ish-këshilltari i Qeverisë

Banner

Ish-këshilltari për Financa në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Rijad Murtezani, ka bërë të ditur se më 15 maj ka pranuar zyrtarisht vendimin për largimin e tij nga puna, ndërsa ka akuzuar institucionet për mosrespektim të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe diskriminim ndaj gjuhës shqipe, shkruan gazeta Koha.

Në një reagim publik të publikuar në ditëlindjen e tij, Murtezani tha se për gati një muaj kishte zgjedhur të mos reagojë publikisht lidhur me largimin nga puna, pasi këtë çështje e kishte konsideruar personale dhe të ndërmarrë me vetëdije të plotë për pasojat.

Ai theksoi se arsyet e mungesës së tij në vendin e punës kanë qenë të njohura për shumë persona, duke shtuar se kishte vendosur “të mbrojë dinjitetin dhe parimet” e tij.

Megjithatë, sipas Murtezanit, problemi kryesor nuk është humbja e vendit të punës, por fakti që vendimi për largimin e tij i është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse ai kishte kërkuar zyrtarisht që dokumenti të përgatitej në dy gjuhë, në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Postimi i plotë i Rijad Murtezanit:

Sot në ditëlindjen time dua të publikoj një lajm: Më datë 15.05.2026 më në fund e pranova edhe zyrtarisht vendimin për largimin tim nga puna në Qeverinë e RMV-së. Për pothuajse një muaj kam zgjedhur të mos bëj asnjë reagim publik apo institucional, sepse këtë e kam konsideruar si një çështje personale, të cilën e kam pranuar me vetëdije të plotë. Arsyet e mosparaqitjes sime në punë kanë qenë mirë të njohura për shumë njerëz.

Vendosa të mbroj dinjitetin dhe parimet e mia, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për pasojat.
Megjithatë, reagimi im i sotëm nuk ka të bëjë me humbjen e vendit të punës, por me diçka më parimore – mosrespektimin e gjuhës që unë dhe kombi im e flasim, respektivisht Nenin 6 Paragrafi 1 nga Ligji për perdorimin e gjuhëve: “Institucionet nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) të këtij ligji, si dhe të gjitha institucionet tjera, janë të obliguara sipas detyrës zyrtare të sigurojnë që përdorimi, komunikimi dhe procedurat të zhvillohen në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe shkrimin e saj, nëse personi, përkatësisht pjesëmarrësi, flet gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”.

Edhe pse kam kërkuar zyrtarisht që vendimi të më dorëzohet në dy gjuhë, sot e pranova atë vetëm në gjuhën maqedonase. Vlerësoj se një veprim i tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe procedurat që institucionet duhet t’i respektojnë.

Kjo situatë paraqet një sfidë për ata të cilët vazhdimisht zotohen se gjuha shqipe është e garantuar dhe përdorimi i së njejtës respektohet. Institucionet, posaqërisht insitucioni më i lartë egzekutiv duhet të jenë shembulli i parë i respektimit të ligjeve të këtij shteti.

Edhe pse me vetëdije e prisja, largimin nga puna e kuptova gjatë një kontrolli mjekësor me fëmijët e mi ku mu bë me dije se nuk kemi sigurim shëndetësorë aktiv. Për këtë arsye, kërkova zyrtarisht Vendimin në dy gjuhë. Prisja të paktën bile me dinjitet të më largojnë, duke më respektuar gjuhën me të cilën me shkrim ja drejtova Qeverisë.

Kjo situatë është një test mbi funksionimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e ligjeve. Kur institucionet nuk respektojnë të drejtat e garantuara me ligj, atëherë çështja pushon së qeni vetëm personale.

Tentimin për poshtërim dhe mosrespektim timin personal mund ta pranoj, mundem edhe ta fal, por mosrespektimin e gjuhës time amtare NUK E PRANOJ, as NUK E FAL!

Влада на Република Северна Македонија
Bekim Sali
Hasim Murtezani
Venera Azizi

(koha.mk

Banner

Related posts

Shkupit i ulet dënimi, vetëm edhe një lojë jashtë Çairit

admin

Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin

Gjyla Halili

Florim Useini: Kur diaspora dhe sporti bashkohen në një fushë me zemër kombëtare

Gjyla Halili