AKTUALE

VMRO-DPMNE: Filipçe po vazhdon politikën e Zaevit në raport me Bullgarinë

Banner

VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, se po vazhdon “politikën antishtetërore” të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Nga VMRO-DPMNE thonë se me pranimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, Zaev kishte nisur “fshirjen e termit maqedonas”, ndërsa sipas tyre Filipçe tani është i gatshëm të pranojë termin “veri-maqedonas”, të cilin partia në pushtet e konsideron ofendues për maqedonasit. Në kumtesë thuhet se LSDM dhe Filipçe nuk kanë problem me përdorimin e këtij termi nga vendet fqinje, madje, sipas VMRO-DPMNE-së, e konsiderojnë atë si sukses politik.

Partia në pushtet më tej akuzon Filipçen se po ndjek politika që janë në interes të autoriteteve bullgare dhe e krahason atë me ish-kryeministrin Zaev në raport me Sofjen zyrtare. Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM nuk reagon ndaj qëndrimeve të Bullgarisë lidhur me mohimin e identitetit maqedonas, historisë dhe gjuhës maqedonase, ndërsa njëkohësisht kërkon zbatimin urgjent të ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e integrimit evropian. Në reagim thuhet gjithashtu se kërkesat për ndryshimet kushtetuese janë vetëm hapi i parë i kërkesave që vijnë nga Bullgaria dhe se për këtë arsye nevojitet konsensus nacional për çështjet kyçe shtetërore.

VMRO-DPMNE thekson se Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë garanci të qarta se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se integrimi evropian duhet të realizohet “me dinjitet dhe pa lëshime identitare”. Partia gjithashtu i bëri thirrje Filipçes që “të mbrojë interesat maqedonase dhe të mos veprojë si lobist i agjendës bullgare”.

Banner

Related posts

Ibrahimi: Orientimi i të rinjve në sektorin privat, ekonomia shqiptare dhe cilësia në arsim janë prioritetet e Alternativës

Gjyla Halili

Osmani takoi homologun e saj kroat, temë diskutimi edhe situata në veri

admin

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan Agron Dedivanaj shpreh mirënjohje për Gjeneralin Clark

Gjyla Halili