AKTUALE

Fillon Akademia Politike e BDI-së, fokus në gjeneratat e reja: Hap i ri në formimin e gjeneratave të ardhshme politike

Banner

Sot u hap zyrtarisht Akademia Politike e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), një platformë e dedikuar për formimin, avancimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja në jetën politike.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe lideri i Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të tjerë të partisë dhe të rinj pjesëmarrës në program.

Akademia synon të krijojë një hapësirë edukimi dhe përgatitjeje për të rinjtë, duke i pajisur ata me njohuri, aftësi dhe vizion bashkëkohor për përfshirje aktive në proceset politike dhe shoqërore.

Gjatë hapjes u theksua rëndësia e investimit në gjeneratat e reja, të cilat pritet të marrin përgjegjësi më të madhe në të ardhmen politike dhe institucionale të vendit.

Sipas organizatorëve, Akademia Politike e Bashkimi Demokratik për Integrim përfaqëson një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e lidershipit të ri dhe forcimin e kapaciteteve politike të të rinjve.

Ja postimi plotë:

Sot filloi Akademia Politike e Bashkimit Demokratik për Integrim, një platformë e rëndësishme për formimin, avancimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja politike.

Gjenerata e re filloi sot një rrugëtim të ri të dijes, angazhimit dhe përgjegjësisë politike, me energji të re, ide të reja dhe vizion bashkëkohor për të ardhmen. Të rinjtë tanë po marrin përgjegjësinë për të ndërtuar të ardhmen politike, shoqërore dhe kombëtare, duke dëshmuar se investimi në dije, lidership dhe zhvillim politik mbetet garancia më e fortë për një përfaqësim dinjitoz dhe përballje të suksesshme me sfidat e kohës.

Akademia Politike e BDI-së është dëshmi se rruga drejt së ardhmes ndërtohet përmes përgatitjes, përkushtimit dhe besimit tek gjenerata e re.

Banner

Related posts

Escobar vizitë dy ditore në Shqipëri, kë pritet të takojë nga opozita një muaj përpara zgjedhjeve lokale

admin

Ali Ahmeti: 27 vjet pa heroin e kombit, Ismet Jashari-Kumanova.

Gjyla Halili

Promovim solemn i nëpunësve të rinj policorë në Qendrën për Trajnim të MPB-së në Idrizovë

Gjyla Halili