AKTUALE

Pandeli Majko për protestën e së hënës: Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se çfarë të bëj me fëmijët e #shqiptarëve!

Banner

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputet në Parlamentin shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke i dhënë mbështetje të hapur lëvizjes studentore shqiptare që kërkon të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një reagim publik, Majko e cilëson këtë mobilizim si një lëvizje të rëndësishme qytetare, që shkon përtej kërkesave akademike dhe prek thelbin e të drejtave themelore, shkruan gazeta KOHA.

Sipas tij, studentët shqiptarë po kërkojnë një të drejtë elementare – përdorimin e gjuhës amtare në arsim. “Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë. Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare”, thekson Majko, duke shtuar se është e papranueshme që studentët të studiojnë në shqip, ndërsa provimet t’i japin në një gjuhë tjetër.

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!

Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!

Kryeministri Mickoski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se çfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!

Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!

Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.

Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!

Related posts

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

BDI hap dyert: Thirrje për bashkim të partive politike

Gjyla Halili

Siljanovska: Kush punësohet me librezë partiake nuk mund të jetë besnik ndaj kushtetutës së shtetit

Gjyla Halili