AKTUALE

Daut Haradinaj thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Banner

Daut Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ai ka theksuar se kjo çështje nuk është vetëm kërkesë studentore, por edhe çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të të drejtave themelore të shqiptarëve.
“S’ka drejtësi pa gjuhën shqipe dhe nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare”, thuhet në reagim.

Tubimi mbështetës pritet të mbahet të hënën, më 18 maj, në ora 16:30. ✊

Ja postimi plotë:

Të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë vetëm atë që u takon me ligj dhe me Kushtetutë – të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut 🇦🇱

Kjo nuk është vetëm çështje studentësh. Kjo është çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të të drejtave themelore. Nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe. Nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare.

Le të dëgjohet zëri ynë fuqishëm! Për studentët. Për të drejtat. Për gjuhën shqipe.

📍 E hënë, 18 maj 🕟 Ora 16:30 ✊ Mos mungo!

Banner

Related posts

Uragani i Frontit Europian fillon nga Tetova, Bdi sonte hap shtabin në Tetovë

Gjyla Halili

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Gjyla Halili

Maksim Dimitrievski kandidat për president nga “Znam”

Gjyla Halili