AKTUALE

Isen Shabani dhe Arben Taravari zhvillojnë takim me ambasadorin Michalis Rokas

Banner

Kryetari i Komunës së Vrapçisht, Isen Shabani, së bashku me kryetarin e Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilluan takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas.

Në takim u diskutua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për rëndësinë e reformave dhe bashkëpunimit institucional në avancimin e vendit drejt BE-së.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe Samiti BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Podgoricë, si dhe vizitat e ardhshme të liderëve evropianë në vend.

Shabani theksoi rëndësinë e mbështetjes evropiane për komunat dhe qytetarët, duke vlerësuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet rruga më e sigurt për zhvillim, stabilitet dhe perspektivë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ai ritheksoi përkushtimin për bashkëpunim institucional dhe avancimin e proceseve që e afrojnë vendin me familjen evropiane.

Ja postimi plotë:

Sot, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Arben Taravari, zhvilluam takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, z.Michalis Rokas.

Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor dhe vizitat e ardhshme të liderëve të BE-së në vend.

Bashkimi Evropian vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Perspektiva evropiane e vendit mbetet e hapur, por vendimet për ta përshpejtuar ose ngadalësuar këtë proces janë në duart tona.

z.Taravari theksoi se integrimi evropian nuk duhet të mbetet vetëm deklaratë politike, por duhet të kthehet në veprim konkret, përgjegjësi institucionale dhe vendime të guximshme që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.

Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane të vendit, si alternativa më e sigurt për stabilitet, zhvillim, barazi dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Banner

Related posts

“TV BOIN – ZËRI I VËNDLINDJES” MBLEDH SËRISH BASHKË DONATORËT MALËSORË

Gjyla Halili

Fitness Tips – How much exercise you need to be healthy

admin

Zejdi: “Populli” afër marrëveshjes me BDI-në, gjasat që presidenti të jetë shqiptar nuk janë as minimale

Gjyla Halili