AKTUALE

Abdulselam Selami: Do të vijmë në çdo lagje për të dëgjuar problemet e qytetarëve

Këshilltari i BDI-së në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, ka paralajmëruar fillimin e një serie takimesh me qytetarët në lagjet e Shkupit, me qëllim dëgjimin nga afër të problemeve me të cilat përballen banorët dhe adresimin e tyre në institucionet përkatëse.

Selami theksoi se ky angazhim vjen si rezultat i besimit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale, ku ai dhe ekipi i tij morën mbështetjen e 27.227 votuesve.

“Pas takimeve të zhvilluara në zyrën tonë në Qytetin e Shkupit, ka ardhur koha që të vijmë në lagjet tuaja dhe të dëgjojmë drejtpërdrejt problemet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Selamit.

Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve është evidentimi i problemeve të qytetarëve, paraqitja e tyre në Këshillin e Qytetit dhe kërkesa për zgjidhje konkrete.

Takimet pritet të përfshijnë të gjitha komunat e Shkupit, aty ku qytetarët shprehin interes për bashkëbisedim. Deri më tani, interesimi më i madh është shënuar nga banorët e komunave Shuto Orizari, Butel dhe Gazi Babë.

Selami bëri të ditur se së shpejti do të publikohen datat dhe vendet ku do të mbahen takimet me qytetarët.
“Premtimin për një Shkup të barabartë do ta ngremë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, përfundon mesazhi i tij.

Banner

Related posts

BDI akuzoi Komunën e Çairit se po merr 2 milionë euro borxh për shlyerje të borxheve

Gjyla Halili

Exluzive: Izet Mexhiti paralajmëron se Ziadin Sela dhe ASH do ti bashkohen VLEN-it dhe qeverisë

Gjyla Halili

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për të diskutuar Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Gjyla Halili