
Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, i cili do të zhvillohet të shtunën, më 16 maj, në ora 19:00, në Qendra për Kulturë.
Sipas njoftimit, dega e BDI-së në Tetovë ka përfunduar me sukses procesin e ristrukturimit të 29 nëndegëve, duke përfshirë kuadro të reja dhe njerëz kompetentë në organizimin partiak.
Në kuadër të Kuvendit Zgjedhor do të bëhet zgjedhja e organeve drejtuese, sekretariateve dhe këshillit mbikëqyrës të degës.
Nga BDI – Dega Tetovë vlerësojnë se ky proces shënon fillimin e një kapitulli të ri të funksionimit dhe riorganizimit politik, me synim forcimin e strukturave dhe rritjen e angazhimit politik në nivel lokal.
“Me besim të plotë dhe bindje të palëkundur në rrugëtimin tonë politik, vijmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë”, thuhet në mesazhin drejtuar qytetarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve.
Motoja e kuvendit do të jetë: “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen!”.
Ja postimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë, aktivistë dhe simpatizantë,
Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë po hap një kapitull të ri të funksionimit dhe riorganizimit politik.
Me sukses përfunduam ristrukturimin e 29 nëndegëve në kuadër të Degës së Tetovës, duke sjellë njerëz kompetentë dhe energji të re në familjen tonë të madhe politike.
Andaj, të shtunën, më 16 maj, në Qendrën për Kulturë në Tetovë në ora 19:00, do të mbajmë Kuvendin Zgjedhor të BDI – Dega Tetovë, ku do të zgjidhen organet drejtuese, sekretariatet dhe këshilli mbikqyrës.
Me besim plotë dhe bindje të palëkundur në rrugëtimin tonë politik, vijmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.
Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen!
