AKTUALE

Ali Ahmeti për ngushëllime në familjen e Beqir Sadikut!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar sot një vizitë për ngushëllime te familja Sadiku, duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij në këto momente të vështira për familjen.

Gjatë vizitës, Ahmeti ka përcjellë fjalë ngushëllimi dhe respekti për familjen, ndërsa ka vlerësuar durimin dhe qëndrueshmërinë e tyre përballë dhimbjes së madhe.

Nga familja Sadiku kanë shprehur mirënjohje të sinqertë për vizitën dhe përkujdesjen e treguar nga kreu i BDI-së.

“Në emër të familjes Sadiku, shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë për vizitën, mbështetjen dhe respektin e treguar nga z. Ali Ahmeti në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në reagimin e familjes.

Familjarët gjithashtu kanë falënderuar të gjithë qytetarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë pranë tyre me mesazhe, vizita dhe mbështetje morale gjatë ditëve të pikëllimit.

Banner

Related posts

Deri të premten KE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Gjyla Halili

Azgan Haklaj: Kthimi në Identitet

Gjyla Halili

Kryeministri Kurti jep porosi të fuqishme nga Shkupi

admin