AKTUALE

Mexhiti: Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka nisur largimi i mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair.
“Nga sot nisëm largimin e mbi 200 automjeteve të braktisura në Çair.
Qindra vende parkimi lirohen menjëherë për banorët.
Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ambient, sepse këto makina janë kthyer në rrezik mjedisor për shkak të rrjedhjeve të vajrave dhe mbeturinave që grumbullohen rreth tyre. Me këtë veprim, pastrojmë hapësirën dhe rrisim standardin ekologjik.
Është një hap që jep rezultat të menjëhershëm.
Ne do të edhe tutje vazhdojmë me punë që shihet dhe ndjehet çdo ditë në Çair”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Lladrovci: Lavdi e përjetshme për Bacën Haxhi, plakun e urtë e atdhetar që Kosovës i dha shumë

Gjyla Halili

Ilir Hasani pas takimit me Ambasadoren Aggeler: Mirnjohës për përkrahjen e jashtzakonshme të mikun tonë më të madh SHBA

Gjyla Halili

Nënshkruhet bashëpunimi LEN – ASH

Gjyla Halili